Agjencia Zhurnal.mk.

Më së shumti borë dhe më ftohtë në Kodër të Diellit

Shkup, 11 dhjetor – Më së shumti borë ka rënë në Kodër të Diellit ku sot në mëngjes deri në orën shtatë lartësia e shtresës së borës ishte 85 centimetra, përderisa në Mavrovë dhe Llazaropole 26 centimetra.

 

Sipas matjeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, në Pozharan janë matur 17 centimetra borë, ndërsa në Pretor 4 centimetra.

Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit ku janë matur -6 gradë, pas çka pasojnë Shkupi-“Zajçev Rid”, Llazaropole dhe Mavrova me -2, -1 gradë është matur në Krushevë, zero në Shkup-Petrovec, Ohër, Pretor, Prilep dhe Berovë, 1 në manastir, Kriva Pallankë, Strumicë, Gjevgjeli dhe Kumanovë, 3 në Dibër, 4 në Vinicë, Shtip dhe Demir Kapi.

Për sot paralajmërohet mot me vranësira me reshje më të rrëmbyeshme të shiut. Në disa vende do të ketë mbi 15 l/m2 shtresë të ujit, ndërsa lokalisht edhe mbi 40 l/m2 shtresë uji. Në male dhe në viset më të larta do të formohet shtresë e konsiderueshme e borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 3 deri 10 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira gjatë tërë ditës me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 5 gradë. 

Related posts

Shënohen 20 vjet nga themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë

Z H

Zaev: Vitin e Ri ta shohim si kapitull të ri të komunitetit tonë

Z H

Ndryshime në rregullat për hyrje në Greqi, çertifikata për Kovid-19 vlen tre muaj

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More