Agjencia Zhurnal.mk.

Më së shumti ankesa në banka për kartelat debitore dhe kreditore

Shkup, 23 shtator – Analiza e strukturës së ankesave për produkte dhe shërbime bankare nga anketa e Bankës Popullore tregon se vitin e kaluar kanë mbizotëruar ankesat për kartelat debitore dhe kreditore, me pjesëmarrje prej 36,6 për qind, prej të cilave pjesa më e madhe kishin të bënin me vlerën dhe përllogaritjen e kompensimeve dhe funskionalitetit të shërbimit.

 

Vijojnë ankesat për kredi konsumatore me 10 për qind, sjellja e të punësuarve me 9,3 për qind, xhirollogaritë me 8,5 për qind prej të cilave shumica kanë të bëjnë me reklamacione (për shembull: urdhër anulimi), kompensime dhe aspekte të tjera; për banka elektronike dhe mobile me 8,2 për qind, ndërsa kryesisht për funskionalitet në shërbime.

Ankesat sa i përket kanaleve të tjera direkte (sms, bankomate dhe të ngjashme) janë 4,3 për qind nga numri i përgjithshëm, përderisa ankesat për depozita, kreditë banesore dhe kryerja e pagesës së dhunshme përbëjnë nën dy për qind të ankesave. Pjesëmarrje më të vogël kanë ankesat për reklama të produkteve dhe shërbimeve bankare (0,5 për qind), Megjithatë, pjesë e rëndësishme e ankesave (18 për qind) janë në kategorinë të tjera, gjegjësisht janë të pashpërndara në kategoritë e theksuara.

Në anketën për mbrojtje të konsumatorëve të Bankës Popullore ishin përfshirë aspekte në lidhje me kreditimin me përgjegjësi, kompensimet për shërbimet bankare, menaxhimi me ankesat te bankat dhe kursimoret.

Sipas analizës, ankesat për kreditë konsumatore shënojnë trendin e rritjes së pjesëmarrjes strukturore gjatë dy viteve të fundit, prej 2,9 për qind në vitin 2019, në 10 për qind në vitin 2021. Grupi i bankave të mëdha në vitin 2021 ka pjesëmarrje më të madhe prej 76,9 për qind në ankesat për kreditë konsumatore, të cilët shënojnë rritje në krahasim me vitin 2019 kur kanë marrë pjesë me 47,6 për qind. Ankesat në lidhje me bankat elektronike dhe mobile gjithashtu shënojnë pjesëmarrje të rritur prej rreth dy për qind në periudhën 2018- 2020 në 8,2 për qind në vitin 2021.

Numri i përgjithshëm i ankesave në sistemin bankar në vitin 2021 është ulur dhe vendosur nën nivelin e vitit 2018, ndërsa përgjigjet e ankesave bankat i dorëzojnë te klientët zakonisht në afat prej 15 ditë, që krahasohet me praktikën në vende të tjera. Megjithatë, siç thonë nga BP, qasja në mbrojtje të konsumatorëve është e ndryshme në vëllim dhe cilësi dhe varet nga politikat e bankave.

Related posts

Qeveria ka siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes nga SHA TE-TO Shkup

Z.H

Ditët e mjaltit në Shkup

Z.H

Ulen ndjeshëm çmimet e derivateve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More