Agjencia Zhurnal.mk.

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, moti me vranësira me të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa në male borë

Shkup, 8 janar – Në mëngjes, sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike janë matur -2 gradë në Kodrën e Diellit, -1 në Hanet e Mavrovës, Llazaropole, Berovë, zero në Krushevë, 2 gradë në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Kumanovë, Tetovë, Vinicë, Shtip, Manastir, Prilep, tre në Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Pretor, katër në Strumicë, Demir Kapi, pesë në Gjevgjeli dhe gjashtë në Dojran.

 

Shtresa e borës në mëngjes në ora 7 ka qenë 23 cantimetra në Kodrën e Diellit.

Moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri 10 gradë Celsius.

Në Shkup, moti kryesisht do të jetë me vranësira të përkohshme dhe erë të dobët deri mesatare jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 7 gradë Celsius. 

Related posts

OBSH-ja në Maqedoninë e Veriut mbështet sistem për ndjekjen e barazisë në shëndetësi

Z H

Taravari: Po i japim afat 100 ditë Qeverisë, por deri në shtator patjetër të ketë zgjedhje

Z H

EMV: Vemndimi i KRRE-së është në linjë me angazhimet tona që korrigjimi i çmimit të jetë njëshifror

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More