Agjencia Zhurnal.mk.

Më pak leje ndërtimi në dhjetor

Shkup, 12 shkurt – Në dhjetor 2023 janë dhënë 293 leje ndërtimi, që është për 4.6% më pak në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistika.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve paraqet 6 401, që është për 9.9% më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 133 (45.4%) janë për objekte të ndërtimit të lartë, 90 (30.7%) për objekte të ndërtimit të ulët dhe 70 (23.9%) për objekte për rikonstruim.

Nga gjithsej 293, tek 151 (51.5%) si investues paraqiten persona fizik, ndërsa tek 142 (48.5%) objekte, investues janë subjekte afariste.

Në periudhën e raportimit është paraparë ndërtimi i 439 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme shfrytëzuese prej 35 489 m2. 

Related posts

Ish-kryetari i komunës së Novo Sellës kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

Xh M

LSDM: VMRO me Siljanovskën ofrojnë kthim në izolim, larg BE-së

Xh M

“Karta Evropiane e Rinisë” në Maqedoninë e Veriut, një projekt joefikas me vonesa dhe kufizime në përdorim

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy