Më mirë shkoni në opozitë me kokën lartë, se duke qarë për “keksa dhe gurabija”!

nga Redaksia

Shkup, 7 maj – Askush nuk ka lindur në pushtet dhe pushteti nuk është i përhershëm. Kushdo që ka shijuar pushtetin, një ditë do ta shijon edhe opozitën. Prandaj kur të vijë dita për të shkuar në opozitë është me rëndësi të ruhet dinjiteti. është mirë të shkoni ballëlartë, e jo duke qajtë e duke u qyrravitur për një copë pushteti, kur dihet se në fund do të mbeteni me gishta në gojë.

Nuk u ka hije atyre që janë kalitur në fronte e në beteja, të marin pjesë në qeveri me keksa e me gurabija. Si mundeni ju burra trima sypatrembur të rreshtoheni në Qeveri pas një shefi të cilit i çet buza tamël? Ska logjikë! Pajtohuni me fatin, sepse vendimin nuk e ka sjellë as Zorani, as Dimitari e as Kristijani. Vendimi është jellur prej më lart, juve ju mbetet të pritni rastin e radhës në vitin 2028.

Kur të kaloni në opozitë, do ju kujtohen shokët që ju ndihmuan në ditë të ështira, e që i harruat sapo u hazdisët nëpër sallone e vetura lukzoze, me miliona të fituara me “pikën e djersës”.
Do e shihni sa janë rritur çmimet e produketeve ushqimore dhe do të bindeni se jeta në nuk është aq e lehtë sa ju dukej, deri sa të gjitha harxhimet i kishit të mbuluara me para buxhetore.
Kur të filloni t’i hraxhoni paratë e fituara prej tenderave, do ta shihni se pse rinia po ikë nga vendlindja.

Opozita kalit politikanë trima e misionarë. Opozita kalit politikanë mendimtarë, si Arbër Xhaferi, Ukshin Hoti, Sabri Godo e Fehmi Agani. Pushteti kohë-gjatë turbullon trurin. Pushteti kohë gjatë shkatërron edhe mendimin edhe misionin. Pushteti kohë gjatë mbyt edhe pasionin për punë të hairit, kurse stimulon pasionin për punë të mbrapshta. Opozitarizmi të jep kohë që të mendosh për projekte kombëtare dhe

Shikojeni pak anët pozitive të shkuarjes në opozitë. Mos e merni në përgjithësi me dramaticitet, por shtoni pak sportivitet. Opozitarizmi është një rast i mirë për të korrur respektin për punët e mira që ua keni bë votuesve dhe qytetarëve. Kuptohet, nëse keni bë punë të tilla! Sepse opozitarizmi është rast edhe më i mirë për të “korrë” mllefin e atyre që u keni bë padrejtësi, nëse keni bë diçka të tillë! Kush çka ka mbjellur, atë do të korrë! As më shumë as më pak. Kush ka mbjellur të mira, të mira do të korrë. Kush ka mbjellur therra e gjëmba në pushtet, do i therrohen duart dhe këmbët kur të kalon në opozitë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More