Agjencia Zhurnal.mk.

Me kamion të mjekësisë ligjore do të barten trupat e viktimave në Bullgari, më pas transporti me aeroplan

Sofje, 2 dhjetor – Mjekësira ligjore ka liruar 45 trupat e viktimave nga fatkeqësia me autobus në Bullgari.

 

Me dy aeroplanë transportues ushtarakë nesër në mëngjes nga Bullgaria do të transportohen eshtrat e 45 viktimave, të cilët e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e autobusit në rrugën “Struma”, deklaroi sot ambasadori bullgar në vend, Angell Angellov.

“Pala bullgare do të sigurojë dy aeroplanë transportues ushtarakë, me të cilat nesër në mëngjes do të transportohen eshtrat e viktimave në fatkeqësinë e komunikacionit”, deklaroi Angellov

Mëngjesin e sotëm kamioni është dërguar për trupat dhe është parkuar në hyrje të oborrit të ndërtesës. Ai do t’i transportojë deri në aeroport.

Në vendngjarje arritën dhe përfaqësues të Maqedonisë së Veriut.//Zhurnal.mk

Related posts

Ballistët: Homazhi anulohet për të shtunën sepse sot bëhet varrimi i viktimave

N E

Diaspora vitin e kaluar ka dërguar 361 milionë euro

Redaksia

Tërmet prej 4,5 ballë sipas Rihterit në rajonin mes Manastirit dhe Follorinës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More