Agjencia Zhurnal.mk.

Më ftohtë dhe më së shumti borë në Kodër të Diellit

Shkup, 30 nëntor  – Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit, ku në orën shtatë të mëngjesit janë matur -4 gradë Celsius, pas çka vijojnë Kriva Pallanka dhe Llazaropole me -3, Manastiri, Prilepi, Strumica, Berova dhe Hanet e Mavrovës me -1, si dhe Tetova, Kumanova dhe Shtipi me 0 gradë.

Në Dibër dhe Krushevë 1 gradë, Ohër, Pretor, Vinicë, Gjevgjeli dhe Shkup – Petrovec 2, Shkup – Zajçev Rid dhe Demir Kapi 3, Veles dhe Kavadar 4, ndërsa Dojran 5.

Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 27 centimetra, në Gjurishtë nëntë, ndërsa në Pozharan pesë. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite nga perëndimi do të rriten vranësirat dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 6 deri 15 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura  maksimale do të mbërrijë deri 11 gradë

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy