Agjencia Zhurnal.mk.

Me fatin nuk hahesh dot, cilat janë 2 shenjat e horoskopit që janë copë-copë në dashuri?

Dashurojnë shqisat, emocionet, por jo më pak edhe shenjat e horoskopit. Çdo shenjë dashuron në mënyrën e vet, megjithatë disa prej tyre nuk janë edhe aq fatlume në çështjet e zemrës. Living mund t’ju thyejë zemrën me këtë artikull, mirëpo nuk kemi ç’bëjmë. Më poshtë do të njiheni me dy shenjat që kanë më pak fat në dashuri:

 

Binjakët: Edhe pse Binjakët janë një nga shenjat më pasionante të zodiakut, fatkeqësisht ose jo, marrëdhënia e tyre me dashurinë nuk është e tillë. Karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin a partneren. Mësoni t’u falni besim personave që keni në krah pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijoni një marrëdhënie të sinqertë e të vërtetë.

Ujori: Kush ka fat në lojë, mesa duket nuk ka fat në dashuri dhe Ujori e di këtë më mirë së kushdo tjetër pasi shpirti i tyre rebel dhe dëshira e papërmbajtshme për të qenë i,e pavarur nuk është në favorin e tyre. Ujori shpeshherë është surrealist dhe i shmanget lidhjeve të dashurisë pasi i duket sikur dikush tjetër po fiton terren në jetën tij, sidomos në lirë e tij që e dëshiron aq shumë.

Related posts

Fati yt/ Horoskopi, 15 nëntor 2021

D V

FATI YT/ HOROSKOPI, 28 KORRIK 2021

D V

Kujdes kur zhgënjeni këto shenja zodiakale; Mund të përballeni me tërbimin e tyre

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More