Agjencia Zhurnal.mk.

Më 6 Tetor në Pragë mblidhen shefat e qeverive të Bashkësisë politike europiane

Pragë, 22 shtator – Kryetari i Këshillit evropian dhe kryesimit çek iu dërguan ftesat zyrtare të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Bashkësinë politike evropiane (BPE), mes tyre edhe Maqedonisë së Veriut.

 

Më 6 tetor në Pragë do të mbahet takimi i parë i shefave të shteteve dhe qeverive të Bashkësisë politike evropiane, përveç 27 vendeve anëtare të BE-ës në BPE marrin pjesë edhe Armenia, Azerbajxhani, BeH, Gjeorgjia, Kosova, Lihtenshtajni, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Qëllimi i Bashkësisë politike evropiane është të krijohet platforma për koordinim politik për të gjitha vendet e kontinentit të gjerë evropian, t’u mundësohet të koordinohen dhe komunikojnë për të gjitha temat për të cilat kanë interes të përbashkët. E tëra me qëllim që të sigurohen stabiliteti dhe siguria e kontinentit, thonë nga BE-ja.

Në samitin e BPE-së të gjithë liderët do të kenë peshë të njejtë, ndërsa diplomacitë në Këshilli shpresojnë se ky format do të mund të mbahet rregullisht në të ardhmen, njëherë apo dy herë në vit.

Diplomacitë në Bruksel insistojnë se BPE në asnjë rast nuk ka për qëllim t’i zëvendësojë organizatat ekzistuese, strukturat dhe proceset e BE-së, dhe nuk planifikon të krijojë të reja. Nuk janë paraparë as deklarata formale, as konkludime formale në fund të këtij samiti.

Takimi i liderëve të BPE-së do të fillojë me mbledhje plenare në orën një pasdite me tryezë të rrumbullakët në të cilën janë ftuar të marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive, ndërkaq pritet të zgjatë deri në orën 4 pasdite. Në tryezë të rrumbullakët temat do të jenë siguria, energjia, klima, ekonomia, emigracioni dhe mobiliteti. Më pas liderët do të kenë mundësi për takime bilaterale, ndërsa mbledhja përfunduese do të mbahet në mbrëmje të përbashkët prej orës 19:30.

Idetë për Bashkësinë politike evropiane filluan intensivisht të përgatiten pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe aplikimit për anëtarësim të këtij vendi, si dhe të Gjeorgjisë dhe Moldavisë, në BE. Duke pasur parasysh ngadalshmërinë e procesit të zgjerimit, një numër i madh i liderëve dhe diplomatëve vlerësuan se vendosja e formatit të ri si BPE do të mundësojë koordinim më të mirë dhe më të shpejtë të të gjitha vendeve të kontinentit.

Related posts

Mësimdhënësve grevistë do u paguhen vetëm kontributet, jo edhe rrogat

Xh M

Finance Think: Vaksinimi i ka zvogëluar shpenzimet për hospitalizim për 2,8 milion euro

D V

Shoqata e prokurorëve publikë: Kërcënimet ndaj Joveskit janë kërcënim për të gjithë institucionin

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More