Agjencia Zhurnal.mk.

Më 3 shtator, Dacia prezanton Jogger, një veturë të re familjare

Marka rumune e makinave Dacia do të prezantojë një veturë të re familjare të quajtur Jogger më 3 shtator.

 

Një emër i thjeshtë dhe tingëllues ndërkombëtar është zgjedhur për gamën e automjeteve të Dacia.

Prezantimi i kësaj veture të gjithanshme me shtatë vende do të jetë në dispozicion për t’u parë drejtpërdrejt në ngjarjen online më 3 shtator.

Me një emër të lidhur me sportin, natyrën dhe energjinë pozitive, Dacia Jigger është vetura e përsosur familjare për një shëtitje në natyrë.

“Modeli i ri mishëron një frymë pragmatike dhe autentike, si dhe një natyrë aventuriere mbi të cilën marka vazhdon të ndërtojë identitetin e saj”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Si duket Dacia Jogger në mjedisin natyror do të zbulohet më 6 shtator në hyrjen kryesore të Panairit Ndërkombëtar të Automjeteve në Mynih.

Një veturë e madhe me një emër të shkurtër

Jogger është një emër i thjeshtë, modern, i thjeshtë në shqiptim dhe i kuptueshëm që simbolizon dinamizmin, energjinë pozitive dhe një shpirt aventurier.

Pjesa e fundit e emrit “-er”, ashtu si SUV-i legjendar i Dacia Duster, sugjeron që është një veturë e fortë dhe e qëndrueshme e krijuar për familjen.

Gjithçka është gati për prezantim në Mynih

Dacia do të zbulojë modelin e ri Dacia Jogger më 3 shtator në orën 10 të mëngjesit, si pjesë e ngjarjes digjitale.

Menjëherë pas kësaj, më 6 shtator, modeli do të ekspozohet në Panairin Ndërkombëtar të Automjeteve në Mynih

Related posts

Gjermanët duan të jenë të parët – kur do ta kalojë Volkswagen Teslan?

D V

Daimler sheh ulje të shitjeve në tremujorin e tretë të Mercedes, për shkak të mungesës së çipave

D V

Elon Musk konfirmon se prodhimi i Tesla Cybertruck është shtyrë deri në fund të vitit 2022

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More