Agjencia Zhurnal.mk.

Më 26 korrik do të shpallet gjykimi për organizatorët e “27 prillit”

Shkup, 14 korrik  – Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” do të shpallet më 26 korrik nga ana e Këshillit  gjyqësor të Gjykatës Themelore Penale Shkup,  të udhëhequr nga gjykatësi Ilija Tërpkov.

 

Vlladimir Atanasovski dhe të akuzuarit tjerë në lëndën “Organizatorët e 27 prillit” të lirohen nga akuza sepse Prokuroria  nuk dëshmoi se të njëjtit e kanë bërë veprën penale për të cilën akuzohen.

Këtë sot e kërkoi Antonio Apostolski, mbrojtës i të akuzuarit Vlladimir Atanasov, ish drejtor i DSK-së, në fjalët e tij përfundimtare te Këshilli Gjyqësor i udhëhequr nga gjykatësi Tërpkov. Apostolski theksoi se  nga asnjëra dëshmi  në të cilat themelohet aktakuza dhe të cilat ishin nxjerrë në debatin kryesor, nuk mund të konfirmohet gjendja faktike e përmendur në të njëjtën.

Sipas tij, akuzën kundër Atanasovskit, Prokuroria e themelon mbi deklaratën e dëshmitarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha.

“Bëhet fjalë për dëshmitar i cili është diskredituar nga ana e mbrojtjes dhe nga vetë Prokuroria, sepse në pyetjen e Prokurorisë ka dëshmuar në mënyrë të rreme, ndërsa edhe në pyetje në disa raste ka dëshmuar në mënyrë të rreme”, tha Apostolski.

Mbrojtësi Apostolski, gjatë fjalëve të tij përfundimtare shprehu keqardhje pse ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, nuk u ka lejuar Arif Asanit, Borisllav Bogdanovskit si dëshmitarë të tyre të japin informacione dhe të dhëna të klasifikuara, gjegjësisht gjykatës dhe opinionit  iu mohua të kuptohet roli i vërtetë i personit Goran Zhivaleviq (informator serb i dëbuar nga shteti pas 27 prillit), në sulmin në Kuvend.

“Vlladimir Atanasovski i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  si drejtor i DSK-së, gjatë ngjarjeve dhe pas tyre më 27 prill”, tha avokati Apostolski i cili potencoi se  klientit të tij i është pamundësuar e drejta e mbrojtjes, gjegjësisht shfrytëzimi i nformatave  nga “27 prilli” që janë në nivel të fshehtësisë zyrtare dhe shtetërore.

“Mbrojtja pohoi se ekzistojnë dëshmi në DSK për aktivitetet dhe përzierjen e Goran Zhivaleviq në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Me peticion mbrojtja  dorëzoi raport të redaktuar për njohuritë e Goran Zhivaleviq, pjesëtar i Agjencisë Informative të Sigurisë, oficer i akredituar për lidhje në ambasadën serbe në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi avokati Apostolski.

I akuzuari Atanasovski, tha se ai është akuzuar nga pozita e DSK-së,  për punën e bërë, gjegjësisht nga pozita e bartësit të certifikatës së fshehtësisë shtetërore dhe informacioneve të cilat janë shpërndarë rreptësisht sekret shtetëror.

“Nga ana tjetër organet e gjyqësisë nuk më lejojnë të mbrohem me armën e njëjtë. Unë nëse mbrohem në këtë rast sepse më akuzoni duhet të shpërndaj informata të klasifikuara dhe të dorëzoj  dëshmi të klasifikuara”, tha i akuzuari Atanasovski. Ai gjithashtu tha se  as nuk ka organizuar, në asnjë mënyrë nuk ka kontribuuar të ndodhin ngjarjet e 27 prillit.

Për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, të akuzuar janë ish kryetari i Kuvendit Trajko Velhanoski, ish ministri Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Related posts

Zaev – Janev: Jemi bashkë në të mirë dhe në të keq

Z H

Prokuroria: As nuk mund të ndikojmë as nuk kemi ndikuar në vendimin për lëndën “TNT”

Z H

Ahmeti shpall fitore në këto komuna

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More