Agjencia Zhurnal.mk.

Me 25 miliardë franga, Zvicra shënon rekord të shitjes së orëve

Kjo ishte 11.4 për qind më shumë se në vitin 2021 dhe 46.1 për qind më shumë se në vitin e parë të Koronës 2020

Sipas Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG) dhe Shoqatës së Industrisë Zvicerane të Orëve, Zvicra ka eksportuar jashtë vendit gjithsej orë me vlerë pothuajse 25 miliardë CHF vitin e kaluar.

Kjo ishte 11.4 për qind më shumë se në vitin 2021 dhe 46.1 për qind më shumë se në vitin e parë të Koronës 2020, kur ishin ndërprerë udhëtimet dhe shumë dyqane ishin mbyllur. Kështu është arritur një rekord i ri, transmeton albinfo.ch.

Kërkesa për orë zvicerane në SHBA ka mbetur e lartë: pasi eksportet atje ishin rritur me 55 për qind në vitin 2021, ato janë rritur edhe për 26 për qind vitin e kaluar, shkruan srf.ch

Nga ana tjetër, orët zvicerane ishin më pak të kërkuara në Kinë: eksportet atje kanë shënuar një rënie prej 14 për qind në vitin 2022.

Grupi i madh i prodhimit të orëve Swatch, me qendër në Biel, ka rritur shitjet për 2.5 për qind, duke arritur në 7.5 miliardë CHF vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch. Fitimi është rritur me 6.3 për qind në 823 milionë CHF.

Grupi Swatch ka besim për vitin 2023 se hapja e Kinës do të ketë një efekt dukshëm pozitiv në biznes, sipas një deklarate t¨¨e publikuar nga ky grup.

Related posts

Qiproja ka gaz për Europën, një konflikt me dekada po e mban të paprekur atë

Xh M

Zelensky e pranon se anëtarësimi në NATO ka “ngecur”

D V

21 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një ndërtesë banimi në Rripin e Gazës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More