Agjencia Zhurnal.mk.

Më 19 korrik fillon vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve

Shkup, 15 korrik – Sipas të dhënave të sistemit nacional “Termini im” deri sot në mesditë gjithsej 1623 fëmijë dhe të rinj prej 12 deri 18 vjeç kanë shprehur interes për vaksinim. Ata gjatë ditës së nesërme do të marrin termin për vaksinim, i cili për ta do të fillojë nga e hëna. Vaksinimi do të jetë në pikat ekzistuese të vaksinimit në qytetin të cilin e kanë dhënë gjatë aplikimit, nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Numri më i madh i fëmijëve dhe të rinjve të paraqitur, siç thuhet, janë në Shkup edhe atë në poliklinikat “Bukuresht” – 376, “Jane Sandanski” – 267, “Çair” – 101 dhe “Bit Pazar” – 5.

Në Tetovë janë regjistruar 103 fëmijë, në Manastir 99, Kumanovë 86, Ohër 76, Veles 70, Kavadar 53, Gostivar 49, Strumicë 43, Gjevgjeli 40, Shtip 38, Strugë 25, Negotinë 15, Koçan 14 ndërsa në qytetet e tjera numrat janë nën 10 të regjistruar. Nga dy fëmijë janë regjistruar në Vevçan, Demir Hisar dhe Makedonski Brod, ndërsa nga një në Kratovë dhe Makedonska Kamenicë, potencojnë nga Ministria.

Related posts

Në 24 orët e fundit asnjë i vdekur nga Kovid-19 në Tetovë

N E

Markush për fillimin e negociatave: Shpresoj në fund të dhjetorit

Z H

BP: Institucionet e BE-së me vlerësim të lartë për realizimin e Bankës popullore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More