Agjencia Zhurnal.mk.

Mbyllja e shkollave në Shqipëri: Njëri nga prindërit që kanë fëmijë të mitur mund të qëndrojë në shtëpi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, ka bërë të ditur se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur do të lejohet që të qëndrojë në shtëpi “pa pasoja administrative dhe financiare”.

 

Kjo sipas saj, për shkak të ndërprerjes tre ditore të shkollave.

“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 Janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, ka shkruar minsitrja në llogarinë e saj në Facebook.

Ndërkaq, sipas mediave shqiptare, hapja e shkollave parashikohet të jetë më 27 Janar dhe se orët mësimore do të zëvëndësohen.

INFORMIM PËR PRINDËRITNisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak…

Posted by Evis Kushi on Sunday, January 23, 2022

Related posts

Vrasja e 4 turistëve rusë në Shqipëri, prokuroria ende pa asnjë të dyshuar

D V

Përplasi çiftin me fëmijën 3-muajsh në Tiranë, pranohet kërkesa për lënien në burg të Ajas Sulejmanin

D V

Arrestohet hajni i veturave nga Shqipëria

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More