Agjencia Zhurnal.mk.

Mbyllet shkolla me 7 nxënës, fëmijët bëjnë kilometra në këmbë

Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Ferras të Kuçovës për problematikën e transportit në shkollë të fëmijëve të fillores.

 

7 fëmijë të sistemit fillor nuk kanë shkuar në shkollë, kjo pasi shkolla e tyre është mbyllur dhe të vegjlit i kanë kaluar në shkollën e Kozarës.

Por tani problem mbetet transporti. Prindërit thonë se nuk i nxjerrin dot fëmijët në rrugën kryesore, nga ku duhet të bëjnë 3 kilometra deri te furgoni.

Ata kërkojnë transport të posaçëm, që t’i marrë fëmijët në fshatin Ferras ose të vijë mësuesi në shkollën e vjetër.

Gazetarja e emisionit Stop u takua me drejtoreshën e shkollës, e cila thotë se ka marrë konfirmim nga kryetari i bashkisë, që fëmijët do të kenë automjet të posaçëm për t’i marrë nga fshati Ferras dhe për t’i çuar në shkollë në Kozarë.

Related posts

48 orë kërkime, por asnjë shenjë të 61-vjeçarit i bllokuar në nëntokën e Bulqizës

D V

Nis proçesi i shqyrtimit të aplikimeve të para, Manastirliu: Mbështetje e plotë për “Fëmijët në Përkujdesje të Republikës”

D V

I dënuar me 17 vite burg, biznesmeni italian Becchetti ankimon vendimin e gjykatës në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More