Agjencia Zhurnal.mk.

Mbyllet për komunikacion seksioni Demir Kapi – Davidovë për shkak të asfaltimit

Shkup, 6 korrik – Seksioni Demir Kapi – Davidovë për shkak të asfaltimit do të mbyllet për qarkullim nga sot deri më 20 korrik, nga ora 10 deri në orën 16.

Për shkak të asfaltimit, nga data 4 deri në 8 korrik (nga ora 08 deri në 18) është i mbyllur për automjete edhe aksi Veles – Gradsko, bëri të ditur Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. 

Komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjesin e sotëm po zhvillohet pa probleme, në vende-vende nëpër  rrugë të lagështa. Sipas njoftimit të LAAM-it, intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjedieve urbane është rritur.

 Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M