Agjencia Zhurnal.mk.

Mbyllen 45 minutat e para, Kosova në disavantazh ndaj Spanjës

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Spanjës në disavantazh prej 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Djelmoshat tanë e nisë shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Milot Rashicën, Vedat Muriqin dhe Elbsan Rashanin.

Goditja e këtij të fundit shkoi pak centimetra jashtë portës.

Spanja u lëshua në lojë, kur rrezikoi me Alvaro Moratan dhe Ferran Torres, por nuk erdhën tek goli.

Zhvillohej minuta e 32-të, kur Spanja shënon në rastin e parë serioz. Pablo Fornals gjen rrjetën për 1-0, pas një pasimi të Moratas.

Kosova e mbylli në sulm me një goditje të mirë të Rashicës, por Unai Simon ishte në vend.

Related posts

Një person ka humbur jetën nga zjarri në Strumicë

Z.H

Pa ujë një pjesë e Çairit

Xh M

Koment/ Qytetarët le të ngrihen nga i ftohti dhe pa rrymë, por ajrin nuk guxojnë t’a ndotin!

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More