Agjencia Zhurnal.mk.

Mbyllen 10 markete, nuk i ulën çmimet

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski njoftoi sot, se kanë mbyllur edhe 10 markete të tjera në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Kavadar, Tetovë dhe Strugë, përcjellë Klan M. Ai tha se, për 10 ditë janë kryer mbi 550 mbikëqyrje, janë lëshuar mbi 32 urdhërpagesa dhe janë shqiptuar dënime në vlerë prej mbi 6 milionë denarë, për shkak të mosrespektimit të vendimit të Qeverisë për çmimet e produkteve bazë, por edhe për zbatimin e praktikave tregtare të pandershme.

“Në çmimet e zbritura të produkteve duhet të qëndrojë shënimi “çmim i garantuar”, ndërsa tek ata që janë liruar në mënyrë shtesë me vetiniciativë të marketeve, duhet të ketë shënim adekuat që e tregon atë qartë” – tha Goran Trajkovski, inspektorati shtetëror i tregut.Ai paralajmëroi tregtarët e paregjistruar të regjistrohen më së voni deri më 15 tetor, pasi më pas do të vijojnë kontrolle të përforcuara.“Dhjetë ditët e kaluar u bindëm se, çdokush që nuk e respekton masën e Qeverisë do të dënohet, ndërsa çdokush që do të zbatojë praktika tregtare të pandershme do të mbyllet dhe këtu nuk do të ketë kompromis për askënd. Ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, nuk do të ketë kompromis dhe do të dënohet çdokush që nuk do t’i respektojë masat dhe vendimet e Qeverisë, ndërsa ai që do të përsërisë shkeljen do të mbyllet për periudhë më të gjatë” – tha Goran Trajkovski.Qeveria së fundmi ka miratuar një vendim me të cilin, 25 kategori të produkteve bazë ushqimore, përfshirë edhe disa lloje të bukës, prodhime të qumështit, mishit, vezët, pastat, pemët dhe perimet janë liruar për 10%, në krahasim me çmimet që ishin më 1 gusht. Këto prodhime duhet detyrimisht të shënohen me mbishkrimin “çmim i garantuar”. 

Related posts

Bie çmimi i naftës ndërsa zbutet tregu i punës në Shtetet e Bashkuara

Xh M

Ndarja e granteve nga thirrja e tretë e Fondit Rajonal për Sfida

D V

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky