Agjencia Zhurnal.mk.

Mbushi bagazhin me vepra arti, kapet në Durrës 32-vjeçari nga Kosova

Në Portin e Durrësit është arrestuar një 32-vjeçar nga Kosova pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën në bagazhin e makinës shtatë skulptura, për të cilat nuk dispononte dokument origjine apo pronësie.

Pas ndalimit të të riut, i identifikuar si Vladimir Bardhi, Policia ka nisur hetimet për të zbuluar aktivitetin e tij, ndërsa ai akuzohet për “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Goditet në port, një rast i tentativës për trafikim të veprave të artit.  Vihet në pranga një 32-vjeçar nga Kosova. Sekuestrohen 7 vepra arti (skulptura), të dyshuara si vepra arti. Shërbimet e PKK Port Durrës, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës, si dhe bazuar në analizën e riskut, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, goditën një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi  V. B. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 vepra arti (skulptura) për të cilat 32-vjeçari nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to.

Në vijim  të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Pozita e opozita me kundërshtime për shkarkimin e bordit të ZRrE-së

Xh M

Borrell paralajmëron takim Kurti-Vuçiq para fundit të vitit

D V

Dhjetëra miliona euro dëme nga përmbytjet në Skenderaj

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More