Agjencia Zhurnal.mk.

Mbrojtja e Mijallkovit kërkon reagim nga Ambasada izraelite pas pretendimeve se “ka pasur lidhje të afërta me Izraelin”

Shkup, 25 dhjetor – Avokatët e ish-drejtorit të DSK, Sasho Mijallkov sot informuan se i kanë dërguar letër ambasadorit izraelit, pasi në elaborimin për vendimin e Gjykatës Themelore Penale për paraburgim të ri 30-ditor ndaj klientit të tyre është theksuar se ekziston “rrezik nga arratisja pasi është në kontakt dhe lidhje të afërta me shërbimet për zbulim të Izraelit”.

 

“Në vendimin e Gjykatës Themelore Penale u potencua se ekziston rrezik nga arratia pasi Mijallkovi është në kontakt dhe lidhje të afërta me shërbimet e zbulimit të Izraelit, të cilat do t’i mundësojnë arrati në çdo moment kur të dëshirojë pa dokument udhëtimi dhe do t’i ofrojnë strehim”, theksoi avokati Zvonko Davidoviq.

Sipas tij, ky elaborim është “absurd dhe paraqet diçka që nuk është parë deri më tani”.

“Për një gjë të tillë duhet të jepet dëshmi. Kjo është hera e dytë Prokuroria të veprojë në këtë mënyrë. Ju kujtohet Vilma (Ruskovska) tha se ka burim personal të cilin kurrsesi ta emërojë. Do të dëshironim ta emërojë që ta verifikojmë edhe këtë. Kësaj radhe kemi emër shteti i cili përmendet dhe prandaj po shkojmë në këtë mënyrë të verifikojmë dhe t’i dëshmojmë opinionit se në cilin nivel e kemi gjyqësinë dhe me çfarë punë shërbehen edhe Prokuroria edhe Këshilli gjykues i Gjykatës Themelore Penale”, shtoi Davidoviq.

Ai theksoi se presin se Ambasada izraelite do t’i verifikojë këto informacione, ndërsa më pas “do të japë përgënjeshtrim ose do t’i drejtohet opinionit”.

Related posts

Mickovski: Duhet të fitojmë edhe në raundin e dytë, pastaj do flasim për qeveri të re!

I Z

Bieber: Për momentin është në interesin e Maqedonisë që të ketë qeveri efektive

Redaksia

Dimitrov: Zgjedhjet lokale i kthyem në krize parlamentare politike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More