Agjencia Zhurnal.mk.

‘Mbreti i rekordeve’ – Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në histori me kombëtare pas dy golave ndaj Irlandës

Mbrëmja e jetuar nga Cristiano Ronaldo ishte ajo e së mërkurës mbrëma me 1 shtator, ku u kthyer në një legjendë të padiskutueshme.

 

Kapiteni i Portugalisë, shënoi dy gola në kohën shtesë duke u ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me ekipet kombëtare (111 gola).

Ai kaloi Ali Deain që kishte 109 me Iranin.

Përveç golave ​​(110 dhe 111) me fanellën e Portugalisë (asnjë si ai), ai kishte edhe kënaqësinë për t’u bërë lojtari evropian me më shumë ndeshje në ekipin kombëtar: 180, sa Sergio Ramos me Spanjën dhe këtë rekord mund ta thellojë.

Ish-ylli i Juventusit nuk e nisi mirë ndeshjen, pasi për pak sa nuk e goditi në fytyrë kundërshtarin e tij mbrojtësin Dara O’Shea.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ai humbi edhe një penallti menjëherë më pas këtij episodi, para se Irlanda të shkonte në pushim me epërsi 1-0 me golin e John Egan.

Ronaldo që do të luajë për Manchester Unitedin këtë sezon, po vazhdon të thyej rekorde dhe numri mund t’i rrisë edhe më tutje në ditët në vijim.

Related posts

Belgjikë-Itali, ora 21:00, finale e parakohshme në “Allianz Arena”

Z H

Ish futbollisti i Bayer Leverusen, Besiktas dhe Fenerbahce, vret një person dhe plagosë katër të tjerë

D V

“Tre pikë të arta”, Xavi i lumtur me fitoren e vuajtur ndaj Villarrealit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More