Agjencia Zhurnal.mk.

Mbrëmë u ndez alarm për zjarr në klinikën infektive, një i punësuar kishte ndezur cigare

Shkup, 18 tetor – Mbrëmë pas mesnate, një alarm për zjarr është dëgjuar në spitalin e Klinikës Infektive në Shkup. Rreth spitalit është dëgjuar alarmi por nuk është parë të ketë zjarr. Personeli mjekësor i hutuar duke vrapuar korridoreve të spitalit duke mos e ditur se çfarë po ndodhë.

 

Drejtoresha e Klinikës Infektive për “Sloboden Peçat” është shprehur se alarmi për zjarr është aktivizuar përshkak se dikush prej të punësuarve ka ndezur cigare brenda spitalit. Për këtë veprim, vijojnë sanksione dhe dënime kundër tij/saj.

Një veprim i tillë është i rrezikshëm duke patur parasysh se brenda kurohen pacientë të infektuar me Covid ndërsa mësimi më i mirë çfarë mund të ndodhë është spitali modular në Tetovë.//Zhurnal.mk

Related posts

Krisin grushtat në Kumanovë mes përkrahësve të Maskim Dimitrievskit dhe Oliver Ilievskit

I Z

Kërkohet kthimi i pronës së Kosovës në Mal të Zi

Z H

PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit do t’i hetojë prokurimet publike për ndërtimin e spitaleve modulare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More