Agjencia Zhurnal.mk.

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendos për seancën e re

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës me shefat e grupeve parlamentare do të vendos për seancën e re, raporton Ekonomia Online.

 

Në rend dite janë një varg pikash të pa përfunduara nga seanca e kaluar.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë,

Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,

Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në RTK”,

Formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të KPM-së.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 15 shtator 2022:

Debat parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK),

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,

Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,

Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

Shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

Shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë,

Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Related posts

Plagoset një person në Podujevë, Policia jep detaje

Xh M

Në Kosovë artikujt ushqimor kanë shënuar ngritje për 4.9 përqind

N E

Reagon Brukseli për planin e supozuar 13 pikësh të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More