Agjencia Zhurnal.mk.

Mbledhje e Kryesisë Qendrore të PDSH-së

Tetovë, 12 nëntor – Kryesia Qendrore e PDSH-së në përbërje të zgjeruar me kryetarët e degëve mbajti mbledhje ku u diskutua për situatën aktuale politike për të cilën referoi kryetari i partisë Menduh Thaçi.Roli konstruktiv i PDSH-së në tejkalimin e situatës e cila u krijua si pasojë e destruktivitetit me qëllim të shkaktimit të destabilizimit politik ishte vendimtar në rruajtjen e kursit euro-atlantik të vendit.Kjo qasje e opozitës që për qëllim kishte jo vetëm rrëzimin e qeverisë por edhe rireshtimin strategjik anti-evropian dhe anti-NATO që është në kundërshtim me interesat kombëtare të shqiptarëve jo vetëm këtu por edhe më gjërë në rajon.

 

PDSH bashkë me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm arritën t’i zbrapsin këto plane ogurzeze, që për fat të keq bartësit e këtij projekti ishin partitë opozitare shqiptare të cilat pësuan fijasko në zgjedhjet e fundit.Kryesia Qendrore e PDSH-së autorizoi kryetarin e partisë që të vazhdojë bisedimet dhe kontaktet e mëtejme me qëllim stabilizimin e situatës dhe vazhdimin e kursit euro-atlantik të kësaj qeverie. 

Related posts

Samiti BE-Ballkan Perëndimor më 6 tetor

D V

Regjistrimi në Maqedoni, ESHS vazhdon përgatitjet

D V

Ajdini: Nuk na trembin veprimet e regjimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More