Agjencia Zhurnal.mk.

Mbikëqyrje në punët ndërtimore në largpërçuesin 400 kilovolt Manastir – Elbasan

Shkup, 25 nëntor – Drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO, Orhan Murtezani bashkë me një pjesë të ekipit të projektit sot kreu mbikëqyrje në rrjedhën e punëve ndërtimore në projektin për ndërtimin e largpërçuesit 400 kilovolt Manastir – Elbasan me të cilin vendi energjetikisht lidhet me Shqipërinë fqinje.

 

Vizita e punës, siç informojnë nga MEPSO, u realizua në Pellagoni, në pjesën e trasesë së largpërçuesit nga TC Manastir 2 drejt Resnjës, në vendet ku realizuesi Energoinvest nga Sarajeva dhe kompania vendore Mobinstall si nënrealizuese, punojnë në vendosjen e themeleve të shtyllave të largpërçuesit.

“Edhe pse aktivitetet e realizimit nuk po zhvillohen me dinamikën e pritshme të punës, kryesisht për shkak të konfliktit ushtarak në Ukrainë dhe pandemisë KOVID 19, që solli një rritje të madhe të çmimeve të materialeve dhe shërbimeve dhe probleme në realizimin e projekteve, megjithatë furnizimi i pajisjeve për këtë projekt, e veçanërisht për transformatorin e Ohrit 400/110 kilovolt, po bëhet me ritme të pandërprera”, thonë nga MEPSO.

Me ndërtimin e këtij largpërçuesit si projekt strategjik nga korridori energjetik lindje-perëndim, SHA MEPSO, siç bëjnë të ditur, e konfirmon përkushtimin e saj të plotë për ndërtimin e sistemit të qëndrueshëm të transmetimit në shtet.

“Investimi për të cilin nga ana e BERZH dhe WBIF janë siguruar 17,2 milionë euro, konsiderohet ti hap përpara drejt tranzicionit energjetik si dhe drejt sigurisë energjetike të vendit dhe rajonit”, tregojnë nga MEPSO.

Theksojnë se planifikimi strategjik dhe menaxhimi i investimeve në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike, ku përfshihet modernizimi i termocentraleve, ndërtimi i largpërçuesve dhe nënstacioneve, do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së dimrit me të vetmin qëllim për të siguruar furnizim të besueshëm me energji elektrike.

“Energjetika është shtylla e zhvillimit të ekonomisë, ndërsa projektet e këtij lloji nënkuptojnë ndihmë të madhe për ekonominë, për investimet, për zhvillim më të madh dhe më të shpejtë dhe paga më të larta”, porosisin nga MEPSO.

Related posts

Pendarovski: Po të mos ishin kushtëzimet e Bullgarisë, në kohë rekord do t’i përfundonim bisedimet me BE-në

Z.H

Në Tabanoc pritet deri në 30 minuta për dalje

Xh M

Protestat e opozitës shihen si shqetësim, flasin analistët nga Tirana

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More