Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi dyfishim i rasteve me koronavirus në Çeki

Republika Çeke raportoi të mërkurën për mbi 3,000 raste të reja me koronavirus – për herë të parë qysh në muajin prill.

 

Shifra prej 3,246 rastesh paraqet më shumë se dyfishin e asaj që është raportuar një javë më herët, tha Ministria e Shëndetësisë.

Shtrimet në spital janë rritur po ashtu – nga 249 në fillim të tetorit, në 620 më 19 tetor.

Prej tyre, 102 pacientë janë në kujdes intensiv.

Shifrat, megjithatë, janë shumë më të ulëta se në fillim të vitit, kur Çekia ka parë kulmin e pandemisë.

Ky vend me 10.7 milionë banorë ka konfirmuar mbi 1.7 milion raste të të infektuarve dhe mbi 30,000 viktima.

Mbi 6.03 milionë qytetarë çekë janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Qeveria dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se shumica e rasteve të reja të të infektuarve janë në mesin e njerëzve të pavaksinuar.

Qeveria pritet të diskutojë gjatë ditës për rritjen e numrit të rasteve dhe masat e mundshme për frenimin e tyre.

Related posts

Për herë të parë portreti i një gruaje vendoset në kartëmonedhë

Z H

Dënohet me 22 vjet e gjashtë muaj burgim vrasësi i George Floyd

Redaksia

Irani pajtohet për rinisjen e negociatave bërthamore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More