Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 9 mijë prindër në Maqedoni kërkojnë që mbajtja e maskës në shkolla të mos jetë e detyrueshme

Shkup, 25 dhjetor –  Iniciativa qytetare që angazhohet për zgjedhje në lidhje me mbajtjen e maskave nëpër shkolla, dje ka mbajtur protesta në Shkup, Manastir, Kavadar, Shtip, Kumanovë, Strumicë, Ohër dhe qytete tjera.

 

Nisma, e cila brenda pak ditësh mori më shumë se 9 mijë mbështetës në rrjetet sociale, angazhohet që protokollet e Covid-it në arsim të ndryshojnë, pra përdorimi i maskave nga i detyrueshëm, të jetë zgjedhje e prindërve.

Prindërit thonë se protokollet janë të palogjikshme dhe sipas tyre klubet sportive, restorantet, këndet e lojërave mund të përdoren pa maska, ndërsa nxënësit nuk lejohen të hyjnë në shkolla nëse nuk mbajnë maska.

Sipas tyre, pasojat e përdorimit të maskave që bllokojnë rrjedhjen e oksigjenit në tru, do të kenë pasoja afatgjata për shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Ata janë të vendosur që nga gjysmëvjetori i ardhshëm, fëmijët e tyre nuk do të shkojnë në shkollë me maskë.

Related posts

Sot deputetët debatojnë për vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike

Z.H

KSHPK do të prononcohet për Ligjin për partner strategjik për ndërtimin e autostradave

Z.H

Dimitrov: Vetoja bullgare është veto e politikës evropiane në Ballkan

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More