Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 691 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë

Procesi i vaksinimit në Kosovë po vazhdon. Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinave. Ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 691 mijë qytetarë.

 

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës. Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Ndërsa dje ekipet mobile të vaksinimit kanë filluar vaksinimin edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, kurse në ditët e ardhshme të njëjtat do të qëndrojnë edhe në qytetet tjera për të qenë sa më afër qytetarëve që dëshirojnë të vaksinohen pa procedura të pritjes.

Related posts

Agjencia e Statistikave për paga dhe mëditje shpenzon afër 1 milion euro

D V

Përparim Rama, dhezë të rinjtë e Prishtinës!

D V

Apeli merr një vendim për rastin e Meliza Haradinaj-Stubllës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More