Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 600 punëtorë shëndetësorë imunizohen me dozën e tretë

Në Kosovë, 620 punëtorë shëndetësorë janë imunizuar me dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Punëtorët shëndetësorë janë kategoria e parë e qytetarëve që po marrin dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër sëmundjes, COVID-19.

Dhënia e këtyre dozave në Kosovë nisi më 9 dhjetor.

Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku tha se po ashtu, qytetarët mbi 18 vjeç po marrin dozën e tretë apo atë përforcuese.

“Deri më tani janë dhënë 1,311 doza përforcuese dhe 1,150 doza të treta”, tha ajo.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, doza përforcuese e vaksinës u jepet personave, të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi], por te të cilët, me kalimin e kohës, imuniteti vjen duke rënë. Kjo dozë jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Në anën tjetër, doza e tretë e vaksinës u jepet personave, të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por te të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre, apo sëmundjeve shoqëruese, me rekomandim të mjekut ordinues.

Doza e tretë jepet jo më herët se tetë javë dhe pa i bërë gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë.

Ministrisë së Shëndetësisë më 7 dhjetor ka bërë të ditur se Kosova ka në stok rreth 400 mijë doza të vaksinave, si dhe disa të tjera të kontraktuara. Vaksinat që jepen në Kosovë, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara ka rekomanduar që doza përforcuese të merret nga të gjithë personat mbi 18 vjeç. Instituti John Hopkins në SHBA, në një publikim të vetin, ka përmendur edhe efektet anësore që mund t’i ketë doza e tretë apo përforcuese e vaksinës, duke thënë se janë të ngjashme me ato pas vaksinimit kundër gripit stinor.

Related posts

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja

D V

Byrnes për komunikatën 63: Dokument politik që synon ta vendosë në pozitë të favorshme Shtabin e UÇK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy