Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 500 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 598 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 49 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se aktualisht në Kosovë janë mbi 11 mijë raste me koronavirus.

Një ditë më parë, më 18 shtator, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 11 viktima me koronavirus në periudhë 24-orëshe.

Prej shpërthimit të pandemisë më 2020, në Kosovë kanë vdekur 2,889 persona me këtë virus.

Ndërkohë po vazhdon procesi i vaksinimit.

Deri më 18 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Related posts

Sot në Shqipëri hyjnë në fuqi masat e reja, zgjatet orari i lëvizjes

N E

Mashtrimi financiar me Call Center, rrëfimi: Bindja gjermanët të investonin, fitoja njëmijë euro në muaj

D V

Sot rinis gjyqi rreth shkarkimit të Ilir Metës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More