Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 500 nxënës të Vizbegut do të mbesin pa transport publik

Shkup, 28 tetor – Nxënësit e VIzbegut përskaj asaj që nuk kanë shkollë pritet të mbesin edhe pa transport publik.

 

Rreth 500 nxënës të lagjes Vizbeg të Shkupit, të cilët në mungesë të shkollës janë të detyruar që të mësojnë në shkolla të ndryshme të komunave të Shkupit : Butel, Çair dhe Shuto Orizarë.

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu tha se kryetari i komunës se Butelit nuk i përmbahet kontratës që gjysma e pagesës së transportit të bëhet nga komuna e Butelit.

Ndërsa Kryetar i Komunës së Butelit Darko Kostovski tha se e ka lutur Ganiun ta zgjedhim problemin me nxënësit e Vizbegut por deri më tani ska pasur asnjë përgjigje. Ai shtoi se Buteli paguan 200 mijë denarë për 200 nxenës nga Çairi që mësojnë në shkollat e Butelit.

Në nëntor të vitit të kaluar, për një pjesë të vogël të nxënësve të Vizbegut përkohësisht u sigurua transport publik, pas protestave disa ditore të banorëve të kësaj lagjeje.

Related posts

Sulmet kibernetike vazhdojnë, ngrenë alarmin për masa parandaluese!

Xh M

A do të ketë ulje të rrogave në administratën shtetërore? Flet ministrja Trençevska

Xh M

Serbia po përgatitet për ndërtimin e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan me Maqedoninë e Veriut

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More