Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 440 mijë qytetarë kanë marrë vaksinë, të dyja dozat gati 260 mijë

Shkup, 15 korrik – Në shtet deri më tani janë dhënë 700.193 doza të vaksinave. Deri më dje, janë vaksinuar gjithsej 440.299 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 259.894. Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vendit, ndërsa interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

 

Dozën e parë të vaksinës dje e morën 5.401 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 12.821 qytetarë. Me numrat e fundit 58 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë një doze të vaksinës, 55 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me një doze të vaksinës,50 për qind e popullatës mbi 60 vjeç dhe 40 për qind e qytetarëve të cilët kanë mbi 50 vjet është vaksinuar me një dozë të vaksinës.

“Është i madh interesimi për vaksinim pa termin të caktuar, Me dozë të parë dhe pa termin të caktuar po vaksinohen persona të rritur të cilët dëshirojnë të vaksinohen, në pikat e shtëpive të shëndetit në vend. Procesi I vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e mbarë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje. Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktim të termineve për vaksinim të fëmijëve. Rivaksinimi po zhvillohet në sallat sportive nëpër qytetet në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe bëjnë thirrje që qytetarët të përfshihen në vaksinimin masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin.

Related posts

Moti sot me diell por do jetë ftohtë

Z H

Prokurori publik Joveski në Simpozium ndërkombëtar në Ankara

Z H

KRSKRR me apel për kujdes në komunikacion veçanërisht pranë shkollave

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More