Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 32 kg kanabis u gjetën në banesën e braktisur në Lezhë, arrestohet pronari, në kërkim dy djemtë e tij

Një sasi prej 32.2 kg kanabis janë sekuestruar nga Policia e Lezhës në fshatin Manati.

 

Në pranga është vendosur një person ndërsa janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme dhe kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për shtetas që posedonin lëndë narkotike, në një banesë në përdorim, ngjitur me banesën e tyre, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Lezhë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Manati”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: V. N., banues në Manati, Lezhë, si dhe u bë shpallja në kërkim e 2 djemve të tij, shtetasve Sh. N. dhe S. N.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasit e lartëpërmendur janë posedues të lëndës narkotike të sekuestruar nga policia, e cila u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në një tjetër banesë ngjitue me banesën e tyre, por që ishte në përdorim nga ata.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

D V

Në rrugën Shkup – Gjevgjeli në një automobil janë gjetur tre emigrantë nga Kuba

Z H

Mbytet një shqiptar nga Kosova në plazhin e Durrësit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More