Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 300 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

 

Kurse tre pacientë janë shëruar. Numri i rasteve aktive është 98.

“Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534. Në total numri i rasteve aktive është 98”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.

Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related posts

Njëzet e tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

D V

Prania e ShBA-së në Ballkan, garancë se nuk do të përsëritet e kaluara

D V

Kurti: Kërkoj nga organet e rendit që ta vënë vrasësin e dyshuar të Marigonës sa më shpejtë para drejtësisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More