Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 30 mijë kartela falas u janë ndarë deri tani shtetasve serb për pikëpagesat rrugore

Shkup, 14 korrik – Sipas informatave të fundit, më tepër se 30 mijë kartela u janë shpërndarë shtetasve serb të cilët tranzitojnë nëpër vendin tonë, me qëllim që pa pagesë të mund të kalojnë pikëpagesat rrugore gjatë rrugëtimit, informon Zhurnal.

 

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovksi, theksoi se ky është një gjest i mirë për bashkëpunim mes dy vendeve dhe rikujtoi se ky ishte një vendim qeveritar në shenjë faleminderimi për atë çfarë bëri Qeveria serbe për vaksinimin e qytetarëve nga Maqedonia.

Si shenjë faleminderimi për donacionet e vaksinave, tani shtetasit serb kanë mundësinë që nga 15 qershori deri më 15 gusht të mos paguajnë fare pikëpagesa rrugore. Këto kartela ato i marin gjatë hyrjes në Tabanoc.//Zhurnal.mk

Related posts

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Shilegov në takim me pensionistët në shënimin e Ditës së të moshuarve

D V

Krista Shveng: Shoqëria civile nga rajoni dhe nga BE-ka duhet të ketë rol prominent në procesin e zgjerimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More