Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 200 persona në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër janë në izolim

Kumanovë, 10 janar – Në rajonin e komunave Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër sipas evidencës së SPB Kumanovë, në izolim janë gjithsej 207 persona, përderisa 40 persona nënshkruan deklarata për vetëizolim, informoi sot policia e Kumanovës.

 

“Janë parashtruar 18 padi penale për mosrespektim të izolimit dhe vetëizolimit dhe të gjithë personat kontrollohen rregullisht nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë”, kumtuan nga SPB Kumanovë.

Javën e fundit po rritet numri i  testimeve dhe është rritur numri i të infektuarve nga koronavirusi në rajonin e Kumanovës, Sipas të dhënave të fundit prej sot në Ministrinë e Shëndetësisë në Kumanovë janë evidentuar 40 persona të rinj, ndërkaq janë shëruar 18. Prej fillimit të pandemisë në Kumanovë janë evidentuar 13.388, ndërsa për momentin aktivë janë 259 raste. 

Related posts

Maksim Dimitrievski ende nuk është përjashtuar nga LSDM, nëse e propozon anëtarësia, mund të garojë për të parin e partisë

Redaksia

Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme Varviciotis nesër në Shkup

D V

Aplikim për racion të subvencionuar për studentë prej sot deri më 31 janar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More