Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 1200 kontrolle nga inspeksioni për çertifikata të vaksinimit

Shkup, 22 nëntor – Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, sot nga Qeveria njoftoi për kontrolle të kryera nga inspektorët në Maqedoni, për atë se sa lokalet i respektojnë masat për mbrojtje nga korona virusi, informon Zhurnal.

 

Siç bën të ditur drejtoresha Dimoska, janë kryer 1280 inspektime ndërsa janë mbyllur 20 objekte. Arsyeja e mbylljes së tyre është se janë takuar klientë të pavaksinuar.

“Nga vendimi për posedim të çertifikatave, janë kryer 1280 mbikqyrje. Janë mbyllur 20 objekte përshkak se disa klientë nuk posedonin çertifikata dhe nuk i kanë respektuar kontrollet. Në gusht janë mbyllur katër objekte, 2 në Shkup e 2 në Tetovë. Në shtator gjithashtu janë mbyllur katër lokale. Këtë muaj janë mbyllur nëntë objekte”, theksoi Dimoska.

Ajo shtoi se inspektorët nuk kanë të drejtë të kontrollojnë klientët për çertifikata.

“Nuk kemi kompetenca të kontrollojmë klientët nëse posedojnë çertifikatë dhe nëse është valide. Apeloj të shfrytëzojnë aplikacionin e MSH-së, sepse nëse gjatë kontrollit vërtetohet se nuk keni çertifikatë, përgjegjësia bie mbi restorantin”, thotë Dimoska.//Zhurnal.mk

Related posts

Probleme për votime në burgjet e Maqedonisë: Të burgosurit nuk figurojnë në Listën Zgjedhore

D V

Shilegov: U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave të tragjedisë së djeshme në Tetovë

N E

Profesori universitar nga Kosova me lutje për vëllezërit nga Tetova: Votone Sadi Bexhetin, ka bë shumë për Tetovën!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More