Agjencia Zhurnal.mk.

Mbështetje nga deputetët për ndryshimet e Ligjit për letërnjoftim, në lexim të parë

Shkup, 15 korrik – Kuvendi pasdite me 62 vota “pro” e mbështeti Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për letërnjoftim, në lexim të parë, dhe e përcolli në procedurë të mëtutjeshme.

 

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski arsyetoi se ligji është propozuar me qëllim që të respektohen  dispozitat kushtetuese që kanë të bëjnë me aplikimin e Marrëveshjes së Prepsës dhe Ligjin e gjuhëve.

“Në këtë tekst të ligjit janë përfshirë të dy ndryshimet që të mundemi praktikisht t’i japim letërnjoftimet  e reja me emrin e ri kushtetues dhe aplikimin e Ligjit për gjuhët, praktikisht të gjitha bashkësive të cilat jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilat gjenden në Kushtetutë”, tha Spasovski duke potencuar se Ministria e Punëve të Brendshme plotësisht është e gatshme për realizimin e këtij projekti.

Ai përkujtoi se nga 1 korriku filloi dhënia e pasaportave, ndërsa në lidhje me letërnjoftimet qytetarët marrin termine, merren të dhënat, dorëzohet kërkesa, por prodhimtaria e letërnjoftimeve ende nuk ka filluar për shkak të sjelljes së këtij vendimi ligjor.

“E rëndësishme është të sillet ky vendim ligjor për shkak të interesimit të qytetarëve. Duhet sa më parë të sillet Ligji për letërnjoftim, që të munden qytetarët t’i marrin”, theksoi Spasovski.

Ai shtoi se edhe në këtë ligj ka afat të definuar të ndërrimit të dokumenteve personale, siç është bërë edhe në pjesën e pasaportave. Letërnjoftimet, siç tha, do të vlejnë deri në afatin e shënuar në vlerën e letërnjoftimit, më së voni deri më 12 shkurt të vitit 2024. Atëherë qytetarët do të duhet t’i ndërrojnë letërnjoftimet me të reja, të cilat do të harmonizohen me Kushtetutë dhe me dispozitat ligjore në fuqi.

Deputeti Pavle Trajanov, propozoi të mendohet me procedurë të mëtutjeshme për ndryshimet ligjore të mundësohet në letërnjoftim përveç të dhënave tjera të vendoset edhe grupi i gjakut i bartësit të këtij dokumenti.

“Ndodhin aksidente edhe në gjendje tjera të krizave jashtëzakonisht e rëndësishme është menjëherë të intervenohet dhe të mbrohet shëndeti  i qytetarëve përmes plazmës së gjakut”, tha Trajanov.

Në pjesën e pasdites të punës së Kuvendit ishin sjellur edhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale me të cilat u mundësua shërbimin e ndihmës personale ta shfrytëzojnë edhe fëmijët prej moshës gjashtë vjeçare me kapacitet të zvogëluar funksional. Me ndryshimet pritet 200 fëmijë të marrin  shërbim të ndihmës personale  prej 80 orëve gjatë një muaji.

Paraprakisht, deputetët i miratuan edhe ndryshimet e Ligjit të  vlerës së shtuar,  me të cilat shkalla tatimore për fitimin e enegjisë elektrike ndaj amvisërive zvogëlohet prej 18 në pesë për qind, si dhe Ligji për vërtetim të interesit publik dhe nominimit të partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit  8 infrastrukturor (pjesa: Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishte-Strugë-Qafëthanë) dhe korridori 10D (pjesa e autostradës Prilep-Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.

Related posts

Ja sa ishte numri i pacientëve që kanë qenë të vendosur në Spitalin Modular

D V

OBRM-PDUKM: Bisedime me Bullgari pas miratimit të Rezolutës në Kuvend

D V

Në Kumanovë dalja në votime 4,25 për qind, në Nagoriçan të Vjetër 7, 61 për qind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More