Agjencia Zhurnal.mk.

Mbështetja e Europarlamentit për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut u përforcua me luftën në Ukrainë (KRRGJ)

Bruksel, 21 mars – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot pasdite iu drejtua anëtarëve eurodeputetë të Komisionit për punë të jashtme, dhe prej tyre mori mbështetje të sigurt që negociatat për anëtarësim me BE-në të fillojnë menjëherë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s  nga Brukseli.

Osmani i përkujtoi eurodeputetët se sa gjatë Maqedonia e Veriut është në sallën e pritjes, sa është shkalla e harmonizimit me reformat e nevojshme të BE-së, por edhe mbështetjen e sigurt të Maqedonisë së Veriut ndaj sanksioneve kundër Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

Ai megjithatë i paralajmëroi edhe se shtyrja e re e këtyre negociatave jo vetëm që do të ketë pasoja ndaj kredibilitetit të BE-së në vend dhe tërë rajonin, por mund të ketë pasoja edhe ndaj situatës së sigurisë në kohë kur Rusia po tenton të përzihet dhe ndikojë në gjendjet e brendshme të aleatëve të BE-së. Ai përkujtoi edhe se Moska tashmë njëherë tentoi të përzihet në punët e brendshme, gjatë Marrëveshjes së Prespës, duke prodhuar një sërë gënjeshtrash.

“Aspiratat tona evropiane duhet përfundimisht të merren parasysh në mënyrë serioze. Maqedonia e Veriut, me maturinë e vet qytetare dhe politike i evitoi të gjitha luftërat e mëparshme jugosllave dhe më vonë, në vitin 2001, tregoi se din si krijohet paqja, bashkëjetesa, si respektohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave. Dhe ne nuk kemi ndër mend të mbesim prapa në luftën për pushtimin e vlerave demokratike”, deklaroi Osmani para eurodeputetëve.

Ministri gjithashtu me ta i ndau edhe rezultatet nga hulumtimet e fundit të mendimit publik në Maqedoni të Veriut të cilat qartë tregojnë rënie të entuziazmit drejt BE-së tek qytetarët.

“Numrat që i ndatë janë shqetësuese, dhe konsideroj se si BE kemi përgjegjësi të madhe ta kthejmë besimin”, reagoi eurodeputetja nga radhët e Të Gjelbërve, Tineke Strik.

Pothuajse pa përjashtim, të eurodeputetët e pranishëm kërkuan menjëherë të jepet dritë e gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, si dhe me Shqipërinë, ndërsa disa prej tyre iu drejtuan edhe vendit anëtar i cili i bllokon këto negociata për shkak të çështjeve bilaterale. Strik i bëri thirrje qeverisë në Bullgari menjëherë ta miratojë fillimin e negociatave, përderisa kryetari i Komisionit për punë të jashtme, Dejvid Mekalister iu drejtua Sofjes pa e përmendur me emër.

“Përfundimisht erdhi koha të hapen negociatat për anëtarësim me këtë vend i cili aq shumë vite pret, japim premtime pas premtimeve dhe tani i bëjmë thirrje vendit tonë të dashur anëtar përfundimisht të japë dritë të gjelbër”, tha Mekalister, para se ta mbyllë takimin.

Vetë eurodeputetët bullgarë treguan raport më konstruktiv nga zakonisht në këto mbledhje. Djathtisti ekstrem provokues nga Bullgaria, Angel Xhambaski, i cili asnjëherë nuk humb mundësinë të japë deklarata nxitëse për Maqedoninë e Veriut kësaj radhe pati probleme teknike dhe nuk arriti të kyçet.

Eurodeputetja nga radhët e socialistëve, Elena Jonçeva kërkoi nga ministri të thotë nëse bullgarët në Maqedoni të Veriut do të futen në Kushtetutë dhe nëse për atë ekziston “vullnet i fuqishëm politik”.

Duke pasur parasysh atë që negociatat mes Shkupit dhe Sofjes ende zgjasin, osmani nuk dha përgjigje ndaj kësaj çështje, por i porositi eurodeputetët bullgarë se është koha që të dy vendet të kthehen drejt së ardhmes.

“Në rajon na duhet e ardhme e përbashkët, në këto kohë të paparashikueshme, të përbashkëta janë sfidat edhe për ju edhe për ne. Agresioni rus ju prekë edhe ju në Republikën e Bullgarisë, edhe ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut, prandaj duhet të bashkohemi për ta konsoliduar rajonin”, tha shefi i diplomacisë së vendit në gjuhën maqedonase si përgjigje ndaj pyetjes së eurodeputetit bullgar Jordanov, i cili dëshiroi të dijë përse problemet bilaterale do të zgjidheshin më lehtë pasi të fillojnë negociatat, nëse nuk mund të zgjidhen tani.

Osmani gjithashtu porositi se nëse nuk fillojnë negociatat në javët në vijim, do të pësojë entuziazmi politik, por jo edhe angazhimi evropian i Maqedonisë së Veriut.

“Prandaj na nevojitet zgjidhje në javët në vijim, nën kryesimin francez, më shumës e kurdo herë kur ka mirëkuptim se zgjerimi par së gjithash është politikë e sigurisë, nuk është vetëm çështje e kredibilitetit, por e konsolidimit të sigurisë në rajon dhe në kontinent”, porositi osmani nga Brukseli.

Related posts

UEFA dënon Buducnostin për fyerje raciste në ndeshjen me Llapin

Redaksia

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.732 raste të reja me Kovid-19, shtatë të vdekur dhe 1.035 pacientë të shëruar

D V

Analizë/ Hekurudhat e Maqedonisë në gjendje katastrofale, miliona borxhe e miliona probleme

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More