Agjencia Zhurnal.mk.

Mbërrijnë në Rinas 259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif

259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit.

 

“Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, shkruan ministrja Olta Xhaçka.

Kujtojmë se fillimisht ‘Qytet Studenti’ ishte vendi i parë ku u akomoduan afganët, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit dhe më pas ato janë strehuar në strukturat hoteliere.

Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama.

Related posts

Moti i keq, ARRSH: Qarkullimi pa probleme, kontraktorët në terren

D V

Tomini flet mbi situatën e COVID: Varianti Delta dominant ndaj Mu-së, ora policore…

D V

Rama në Slloveni, në samitin BE-Ballkani Perëndimor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More