Agjencia Zhurnal.mk.

Mbaron afati për arritjen e marrëveshjes rreth klimës: Vendet e pasura nuk janë të gatshme të sakrifikojnë

Negociatorët në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgow kanë thyer afatin për përfundimin e saj dhe janë ende duke u përpjekur për të arritur një konsensus.

 

Kur afati i caktuar për përfundimin e samitit dy-javor skadoi në orën 19:00 me kohën e Evropës Qendrore, kishte ende shumë punë përpara negociatorëve.

Ata kërkojnë të arrijnë konsensus për çështje të vështira, duke përfshirë të ardhmen e lëndëve djegëse fosile dhe ndarjen e parave për vendet e varfra për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike, raporton bbc.

Ministri i Gabonit për Pyjet dhe Ndryshimet Klimatike, Lee White, tha se vendet e pasura nuk janë të gatshme për të krijuar një fond të ri dhe se vendet në zhvillim besojnë se mekanizmat ekzistues të financimit janë të mbingarkuar.

“Pra, jemi disi në një qorrsokak. Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme të japin para për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike dhe duan që ajo të jetë thjesht vullnetare”, tha White, duke shtuar se BE-ja mbështet qëndrimin amerikan.

Vonesa nuk është e pazakontë kur bëhet fjalë për negociatat e klimës të sponsorizuara nga OKB. Konferenca e mëparshme për klimën, në vitin 2019 në Madrid, zgjati dy ditë më shumë se sa ishte planifikuar.

Askush nuk e di për momentin se sa do të zgjasin negociatat në Glasgow dhe shumë delegatë po përgatiten për një mbrëmje të gjatë. 

Related posts

Rekord pranimesh në spitalet Covid në Angli

D V

Papa: Pandemia, testi më i madh i kohës sonë

D V

ISIS kërcënon Italinë dhe ministrin e jashtëm Di Maio

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More