Agjencia Zhurnal.mk.

Mbahet mbledhje për zhvillim të rajonit të Pollogut, në fokus mbeturinat dhe qentë endacak

Tetovë, 20 shtator – Në komunën e Zhelinës sot është mbajtur mbledhja e Qendrës për Zhvillim të rajonit planor të Pollogut, ku është diskutuar për tema të rëndësishme për banorët e këtij vendi, informon Zhurnal.

 

Në mbledhje ishin prezent kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu, ai i Tetovës, Bilall Kasami, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari si dhe disa investitorë sllovenë.

Investitorët para palëve paraqitën projekte që do të zgjidhnin problemin e mbeturinave. Ky projekt i quajtur “Menaxhimi i mbeturinave inerte në Pollog” nga kompania sllovene WTE (West To Energy), është paraparë në zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Problemi tjetër që gjen zgjidhje e që tangon qytetarët me vite është projekti i trajtimit të qenve endacak, projekt ky që me fondet ndërkombëtare dhe me mbështetje të komunave të rajonit të Pollogut, do të ndërtohet një qendër e trajtimit të tyre në komunën e Vrapçishtit.

Palët kanë kërkuar nga MASH që përshkak krizës energjetike, pushimi dimëror për shkollat fillore dhe të mesme të zgjatë 2 muaj./Zhurnal.mk

Në komunë të Zhelinës u mbajt sot mbledhja e Qendrës për Zhvillim të rajonit planor të Pollogut ku diskutuam për shumë…

Posted by Bilall Kasami on Tuesday, September 20, 2022

Related posts

Boçvarski: Korridore të gjelbërta në vendkalimet kufitare për transport më të shpejtë të mallrave

Z.H

Dimitrov: Aspak nuk kam heshtur, derisa isha në Qeveri betejën e kam bërë brenda

D V

Shoqatat kërkojnë që të ndërpritet puna e përmbaruesve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More