Agjencia Zhurnal.mk.

Mbahet debat publik për draft tekstin e strategjisë nacionale për zhvillimin e kooperativave bujqësore

Shkup, 19 tetor – Në hapësirat e MBPEU, sot u mbajt debati publik për draft-tekstin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Kooperativave Bujqësore për periudhën 2022-2028.

 

Në periudhën e kaluar, Ministria ka bërë një hap serioz përpara në zhvillimin dhe mbështetjen e kooperativës. Nevoja për një strategji u imponua si një hap logjik pas suksesit të masës 131, nga Programi për mbështetjen financiare të zhvillimit rural, i cili kontribuoi në rritjen e interesit të fermerëve për t’u bashkuar në kooperativa. Ata njohën mbështetjen nga shteti dhe përfitimin real që kanë nga anëtarësimi në kooperativë, kështu që si rezultat, për çdo vit numri i kooperativave është në rritje dhe sot ne kemi 66 kooperativë të regjistruar.

Strategjia e lartëpërmendur është duke u bërë për herë të parë që nga pavarësia e vendit. Është përgatitur në kuadër të aktiviteteve të projektit “Mbështetje për zhvillimin e kooperativave bujqësore”, e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, dhe e zbatuar nga CARE International dhe Fondacioni i Maqedonisë së Veriut për Zhvillimin e Ndërmarrjeve (FMVZHN), kurse përfituesi përfundimtar është MBPEU.

Related posts

Qeveria e Kosovës ndan 100 euro shtesë për pensionistet – për muajin nëntor

D V

Numri i dëmeve të paguara rritet për 15%

Z H

Kosova ende në dilemë për kyçjen në gazsjellësin TAP

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More