Agjencia Zhurnal.mk.

Mbahet ankandi i 16-të i letrave me vlerë për vitin 2021, shiten 20 milionë euro me kohëzgjatje 5 vjeçare

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 25 nëntor 2021 do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2021.

 

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Related posts

Zeka: Sektori i patundshmërisë tërheq më shumë investime të huaja direkte nga Gjermania dhe Zvicra

Redaksia

Sigurohen mjete shtesë për përballje me gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike

D V

Shtrenjtohet benzina

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More