Agjencia Zhurnal.mk.

Mbahen zgjedhjet parlamentare në Francë

Këtë të dielë po mbahet në Francë raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare. Pas më pak se dy muajsh nga zgjedhjet presidenciale ku Emmanuel Macron mori mandatin e tij të dytë, tani më ky i fundit kërkon që të zotërojë edhe shumicën parlamentare.

Në këtë raund të parë janë më shumë se 6000 kandidatë të cilët konkurrojnë për të fituar një nga 577 vendet në Asamblen Kombëtare. Ata të cilët do të sigurojnë më shumë vota, pritet të kalojnë në raundin e dytë i cili do të mbahet në datën 19 Qershor.

Sondazhet paraprake tregojnë se koalicioni i Macron gjendet përpara një rreziku për të fituar më shumë se gjysmën e vendeve në parlament.

Ndërkohë Marine Le Pen, kandidatja e të djathtës ekstreme e cila humbi zgjedhjet presidenciale përball Macron iu drejtua ditën e  sotme kutive të votimit më e qeshur se kurrë. 

Pjesëmarrja e votuesve në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve  ishte më pak se 47% më e ulëta e shënuar në 20 vite. Pjesa më e madhe e qendrave të votimit u mbyll në 18 dhe rezultatet e para priten pas orës 20:00. 

Related posts

Sisi i Egjiptit do të kandidojë për mandatin e tretë në detyrë

Xh M

Qeveria e re në Berlin ndryshon qasjen ndaj përdorimit të makinave

Xh M

Gazetarët hyjnë në qendrën e zbrazur të Nagorno Karabak të shoqëruar nga ushtria azere 

Xh M