Agjencia Zhurnal.mk.

Mauro Icardi harron Wanda Nara-n, hidhet në krahët e të dashurës së re

Ai e kalon kohën mes Evropës dhe Argjentinës, futbollisti tregon një përmirësim të jashtëzakonshëm nga dita në ditë në fushën e blertë dhe me dy gola vendosi derbin e fundit ndaj Besiktasit. Por jo vetëm në fushën e blertë, Icardi duket se ka shënuar “gol” edhe në jetën e tij private.

 

Ditët e fundit si në Turqi ashtu edhe në Spanjë po shtohen raportet për lidhjen e re të Icardit. Icardi është në një lidhje me Debrim Ozkan, e cila është një aktore e njohur veçanërisht në Turqi për pjesëmarrjen e saj në telenovela.

Ajo është 24 vjeç, ka mbaruar shkollën e arteve figurative dhe është një yll në rritje në vendin fqinj. Gjithçka u ngrit pas një fotografie në të cilën Icardi dhe Lucas Torreira, bashkë lojtarë te Galatasaray, shihen me një grup njerëzish. Një prej tyre është edhe Devrim Ozkan, e cila është vetëm 24 vjeçe dhe lidhja e së cilës me sulmuesin argjentinas është në pikëpyetje pas një detaji në imazh.

Tek ajo foto vihen re duart e Icardit dhe Ozkanit,  duke mbajtur gishtat të bashkuar. Mesa duket, aktorja ka qenë në disa ndeshje të Galatasarayt dhe ka qenë e pranishme në tribunat e stadiumit Nef në Stamboll në fitoren e skuadrës së tij ndaj Besiktas.

Related posts

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Lea Muslija

FOTOT e papublikuara më parë, zbuloni si dukej Georgina Rodriguez adoleshente

Lea Muslija

Shakira poston imazhet prekëse nga spitali, i puth këmbët të atit të sëmurë (VIDEO)

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More