Agjencia Zhurnal.mk.

MATTO: Delegacioni ekonomik nga Edreneja për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 15 nëntor – Oda ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO) sot është nikoqire e kompanive anëtare të Odës ekonomike dhe industriale të Edrenesë, Republika e Turqisë.

 

Në kuadër të vizitës janë paraparë takime bilaterale me bashkësinë e biznesit nga Edreneja, ndërsa qëllimi i vizitës është njohja me klimën afariste dhe investuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësia për bashkëpunim në shumë sektorë.

Ndër kompanitë do të dominojnë ato nga sektori bujqësor-ushqimor.

Turqia është partneri i shtatë tregtar i vendit pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Greqisë, Serbisë, Kinës dhe Bullgarisë. Sipas Entit shtetëror për statistikë, në periudhën janar-shtator vendi ka realizuar këmbim të përgjithshëm tregtar me Turqinë në vlerë prej 543.97.000 dollarë që është për 47,4 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Eksporti në Turqi ishte 105.594.000 dollarë që paraqet rritje për 58.3 për qind, ndërsa importi është rritur për 45 për qind dhe ishte 437.903.000 dollarë.

Related posts

Nga e diela shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Holandë do të hyjnë me certifikatë, test ose karantinë

N E

Nga 1 shtatori hyrje në vend vetëm për të vaksinuarit, vërtetim se keni kaluar virusin ose test PCR negativ

D V

Zaev: Po të isha tradhtar, nuk do të kishte veto! Ka zgjidhje të pranueshme për të dyja palët

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More