Agjencia Zhurnal.mk.

Mata e zyrtarizon largimin e tij nga Manchester United

Juan Mata nuk do të jetë lojtar i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.

 

Spanjolli, që luajti gjashtë sezone për “Djajtë e Kuqë”, do të largohet nga “Old Trafford” këtë verë si lojtar i lirë.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i falënderon klubin dhe fansat për mbështetjen e dhënë.

Matas i skadon kontrata me ish-kampionët e Anglisë pikërisht këtë verë, andaj klubet e interesuara për të nuk do të paguajnë asgjë te klubi paraprak i lojtarit për ta marrë atë.

Oferta për Matan ka pasur nga Major League Soccer dhe Spanja, por lojtari ende nuk ka vendosur se ku do ta vijojë karrierën.

Më poshtë gjeni postimin lamtumirës të Matas.

Related posts

Torres: U largova nga City sepse e dija që do shkoja në klubin më të mirë në botë

Z.H

Zvicra publikon listën për Katar 2022, ftohen tre shqiptarë – mbetet jashtë Andi Zeqiri

Lea Muslija

Shtypje vdekjeprurëse jashtë stadiumit të Kamerunit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More