Agjencia Zhurnal.mk.

Mastiti, si të trajtoni këtë problem të gjrit që e kanë shumë gra pas lindjes

Mastitisi mund të prekë një ose të dy gjinjtë. Kur gjiri infektohet, ju keni temperaturë dhe të përziera, njëlloj si të ishit me grip.

Mastitisi është një infeksion, që mund të shfaqet kur bakteret prekin gjirin, gjatë kohës që ushqeni foshnjën, shkruan “Living”.

Kjo mund të ndodhë, kur foshnja nuk pozicionohet si duhet ose kapet pas thithave, në vend që ta kapë zonën përreth tyre (areolën) me buzë apo me mishin e dhëmbëve, transmeton lajmi.net.

Ndonjëherë, bakteret mund të futen në gji pa dhënë asnjë shenjë. Mastitisi mund të prekë një ose të dy gjinjtë. Kur gjiri infektohet, ju keni temperaturë dhe të përziera, njëlloj si të ishit me grip.

Ai mund të pezmatohet, forcohet, ënjtet dhe skuqet, madje do ta ndieni edhe më të nxehtë se zakonisht. Nëse mjeku dyshon për një absces të gjirit, mund t’i nënshtroheni një kontrolli me ultratinguj.

Trajtimi. Për mjekimin e mastitisit, në përgjithësi, përdoren antibiotikë. Meqenëse ky infeksion shkakton shumë dhimbje, mund të tundoheni edhe të hiqni dorë nga ushqyerja e foshnjës me gji.

Është mirë që të vazhdoni gjidhënien ose shtrydhjen me pompë, sepse kështu do t’i zbrazni gjinjtë dhe do të lehtësoni shtrëngimin.

Infeksioni nuk përhapet në qumësht, kështu as antibiotikët që do të përdorni nuk do ta dëmtojnë foshnjën, ndonëse mund të vëreni një ndryshim në ngjyrën e jashtëqitjes së saj. Dhimbjet mund të lehtësohen disi, duke vendosur në gjirin e infektuar kompresa të ngrohta disa herë në ditë.

Për të ulur temperaturën ose për të lehtësuar dhimbjet, mund të përdorni acetaminofen ose ibuprofen. Thajini gjinjtë mes vakteve që ushqeni foshnjën dhe shtrëngojini fort, që të shërohen plotësisht. 

Related posts

Milani dhe Interi garojnë ‘kokë më kokë’ për shërbimet e mbrojtësit të shquar të La Ligës

D V

Regjistrohen 46 raste të reja me kollën e keqe në RMV, më të prekur fëmijë të moshës 10 deri 14 vjeç

D V

Dobitë shëndetësore nga specat djegës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy