Agjencia Zhurnal.mk.

Mashtroi blerësit në “facebook”, kallëzim penal për 32 vjeçarin nga Shkupi

Një 32 vjeçar nga Shkupi përmes një profili në rrjetin social “facebook” ka shitur produkte që nuk kanë korresponduar me përshkrimin. Si pasojë, janë mashtruar disa qytetarë, të cilët kur kanë tentuar ta kthejnë “produktin fals” nuk kanë mundur të lidhin kontakt me shitësin, pasi i njejti i kishte bllokuar përmes profilit në “facebook”.

 

“Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër O.I(32) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “mashtrim i blerësve” nga neni 248 i Kodit Penal. I akuzuari gjatë vitit 2021 , në rrjetin social Facebook krijoi një profil për shitjen e produkteve dhe me qëllim të mashtrimit të blerësve njoftoi se po shet ngrohës me shishe për ushqyerjen e foshnjave. Pas kësaj, disa qytetarë e kanë porositur produktin dhe pasi e kanë marrë kanë konstatuar se produkti i dorëzuar nuk përputhet fare me përmbajtjen, llojin, origjinën dhe cilësinë siç thuhet në postimin në profil. Pasi disa nga qytetarët tentuan të kthenin produktin, i padituri i bllokoi përmes profilit të krijuar, pas së cilës nuk mund të komunikonin me të që ta kthejnë produktin”, thuhet në raportin e lëshuar nga MPB.

Related posts

Humb jetën një 40-vjeçar nga Shkupi, goditet nga shtylla elektrike

D V

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

R Zh

Një i vdekur pasi një automjet doli nga rruga Kërçovë – Ohër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More